Telegrafi

Tomë Gashi e Astrit Haraqija përplasen për Gjykatën Speciale

Debate të ashpra janë zhvilluar në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini mes Astrit Haraqisë dhe avokatit Tomë Gashi për Gjykatën Speciale.

Avokati Tomë Gashi thotë se ndër gabimet më të mëdha të deputetëve të Kosovës ka qenë votimi i Gjykatës Speciale në Kuvend.

“Tentimi i bindjes së deputetëve edhe me presion, sidomos atyre të PDK-së ka qenë shkatërrimtare për themelet e shtetit të Kosovës”, tha avokati, përcjell Telegrafi.

Astrit Haraqija ka reaguar ndaj Gashit duke i thënë se e ka gabim këtë deklaratë.

“Ta merr mendja që gjithë ata 83 deputetë kanë qenë anti-shqiptarë a? Hashim Thaçi ka dashur ta dërgojë vetën në burg a? Kjo është gabim”, ka thënë Haraqija.

Tomë Gashi ka thënë se të njëjtit deputetë që kanë votuar Specialen le të deklarojnë sot se nuk kanë bërë gabim.

Ndërsa Haraqija thotë se Hashim Thaçi është i njëjti që ka formuar subjektin Vetëvendosje.

Gashi ka replikuar duke i Thënë Haraqisë: “Pse Vetëvendosje nuk e votoi Gjykatën Speciale nëse qenka e krijuar nga Hashim Thaçi…Nëse Thaçi e paska krijuar LVV i paska bërë vetes autogol”./Telegrafi/