Site icon Telegrafi

Tomë Gashi çuditet se si shqiptarët mund ta duan Turqinë

Avokati Tomë Gashi, në Info Magazine të Klan Kosovës, duke komentuar kërkesën e Ambasadës turke për burgimin e gazetarit Berat Buzhala, ka thënë se kërkesa e ambasadores është skandaloze.
Ai ndër të tjera ka thënë se çuditet se si shqiptarët mund ta duan okupatorin, duke iu referuar shtetit turk.

“Nota verbale nuk është gjë e keqe, arsyeja tjeter positive ironikisht po e them është edhe reagimi i ministrit Hoxhaj. Ai ka deklaraur se shteti i Kosovës cka mendon për kërkesën e Turqisë. Përgjigja e ministrit është korrekte. Por kërkesa e ambasadores është skandaloze”, tha ai.

“Sepse një ambasadore kërkon burgimin pas një statusi që shihet se është satirë. Atëherë kjo ambasaore ose ka qenë thjeshtë vetë Erdoganit dhe të kërkojë dënimin e Berat Buzhalës që është ligj krejt për çështje tjera, besoj se vetëm i ka shpërbuy popullaritetit te Berat Buzhales. Liria e shprehjes nuk mund të cënohet”, tha Gashi.

Ai ndër të tjera ka thënë se çuditet se si shqiptarët mund ta duan okupatorin, duke iu referuar shtetit turk.

“Nëse krenohemi me okupatorin që na ka sunduar për 523 vjet, në të ardhmen i bjen që mund të identifikohemi me okupatorin serb”.

Gashi është shprehur se Turqia dëshiron ta përhap “okupimin” përmes religjionit.

“Çdo vend ku ka qenë Turqia, po duket se nuk i ka lënë shtetet tjera, në Shqipëri, në Kosovë dhe një pjesë të Maqedonisë ku ka shqiptarë dëshiron ta shtrijë okupimin përmes religjionit, e religjioni është kulturë”, tha ai.

Exit mobile version