Avokati Tomë Gashi ka shënuar në Facebook duke thënë që nesër do të vazhdoj gjykimi ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, ai ka thënë që është ironi të akuzohet një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale.
Ky është postimi i plotë:
DILEMA PËR GJYKIMIN E NESËRM TË DEPUTETIT TË LËVIZJËS VETËVENDOSJE!
Nesër vazhdon gjykimi i katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, ndër të cilët është edhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Frashër Krasniqi.
Ironia është se ai akuzohet për gjuajtjen me granatahedhës të ndërtesës ku tani ai vetë është deputet.
Dilema ime për nesër është se, a është mirë që të prezantojnë në gjykim të gjithë Deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët si Parti i fituan zgjedhjet parlamentare të 11. qershorit 2017, apo është më mirë që këtë ta bëjnë ata me një seancë tjetër dhe të punojnë me mendje dhe me zemër për Komunën, të fitojnë në shumicën e Komunave në Zgjedhjet Lokale dhe të kemi sa më shumë Deputet dhe Kryetar Komunash të Lëvizjes Vetëvendosje!
Më 22. Tetor 2017 votoni me mendje e me zemër për Komunën tuaj.