Site icon Telegrafi

Tomë Gashi: Avokati serb nuk është zyrtar i lartë, vizita e tij te Jasharët nuk mund të sjellë dobi për Serbinë në arenën ndërkombëtare

Milazim Gashi, ish-zv.ministër për Komunitete, duke e komentuar vizitën e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në varrezat e Jasharëve, tha se ai dhe klienti i tij Sanduloviq nuk janë serbët e vetëm që i kanë vizituar varrezat në Prekaz.

Gashi, tha se ka pasur disa serbë të cilët kanë bërë homazhe në Prekaz, por në mënyrë private e jopublike.

Ai tha se duhet parë me dyshime këto vizita të serbëve për të bërë homazhe në Prekaz, derisa shtoi se vizita e avokatit serb është lojë taktike e Serbisë.

“Më shumë e shoh një lojë diplomatike për t’u paraqitur para ndërkombëtarëve që një pjesë e komunitetit serb nuk pajtohet me dhunën në Serbi. Vuçiq edhe në zgjedhje i manipuloj… Serbia di me taktizu kësi veprimesh, duhet të jemi syhapur, mund të ketë pasoja, mund të ketë ndërhyrje nga qarqet e Serbisë. Nuk guxojmë të flemë për shkak të vizitave në Prekaz, ka pasur edhe vizita private jopublike në Prekaz, nuk janë bërë publike. Dalja publike në këtë pikë e shoh me një formë një plus i vogël, kurse në aspektin strategjik sepse paraqet platformë pozitive”, tha ai në RTV Dukagjini.

Lexo po ashtu ​Ky është shkrimi që avokati serb, Stojkoviq la në Librin e Kujtimeve në Prekaz

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi tha se nuk pajtohet me ish-zëvendësministrin Milazim Gashi.

Ai tha se avokati serb nuk është zyrtar i lartë në Serbi, dhe se kjo vizitë nuk mund të sjellë dobi për Serbinë në arenën ndërkombëtare.

“Nëse do të ishte zyrtar i lartë, isha pajtuar me Milazimin, por as Stojkoviq si avokat i Sanduloviqit, i cili ishte kryetar i një partie opozitare u përkul para varrezave, pastaj e pësoi tepër rënd nga shërbimi sekret serb… Përveç që është rrahur brutalisht, ka qenë faktikisht më e rënda që ndaj tij është iniciuar vepër e rëndë penale, kinse po i shkatërron raportet”, tha ai.

Exit mobile version