Site icon Telegrafi

Tome Axhiev merret në pyetje nga PSP për lëndën “I fuqishmi”

Ish-kryetari i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev, sot është ftuar nga Prokuroria Speciale për rastin “I fuqishmi”.

Këtë lëndë PSP e hapi në mars të këtij viti dhe ka të bëjë me deputetin Antonio Milloshoski, për shitjen joligjore të objektit në Makedonski Brod të babait të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast hetohen 13 persona, për shkak të dyshimeve se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 50 mijë euro. Përkrah deputetit Milloshoski, të dyshuar janë edhe babai i tij dhe ish-kryetari i Komunës së Makedonski Brod.

Hetimet e PSP-së për rastin “I fuqishmi” në një pjesë ka të bëjë edhe me lustrimin e urdhëruar tek përbërja e atëhershme e Komisionit për Lustrim, i cili udhëhiqej nga Tome Axhiev për gjykatësin Dragan Billeski.

Komisioni anuloi vendimin e vitit 2010 për gjykatësin Billeski dhe solli vendim se ai nuk ka qenë spiun./Telegrafi/

Exit mobile version