Tashmë një pjesë e madhe e popullsisë janë duke marrë vaksina kundër COVID-19.
Njëri prej tyre që ka shprehur gatishmërinë ishte edhe muzikanti i njohur, Tom Jones, në moshën 80-vjeçare, shkruan Mirror.
Ai kishte treguar, se falë moshës së tij, ka qenë në ‘linjën e parë’ të personave që u vaksinuan ndaj virusit vdekjeprurës.
“Më e mira e të qënurit 80 vjeçar është si merr injeksionin i pari. Ka qenë mirë, sikurse të tilla për grip”, u shpreh Jones.
Tom përndryshe tregoi se viti që lamë pas ishte shumë pozitiv, pasi kishte rastin që të regjistrojë albumin e radhës.
“Regjistrova një albumin gjatë izolimit në fillim të vitit. Më pas i miksuam këngët dhe i bëmë të gjitha së bashku”, vazhdoi ai.
Ndërkaq, më shumë se 500 mijë njerëz në botë iu nënshtruan vaksinimit nga ‘Pfizer/BioNTech’. /Telegrafi/