Telegrafi

Tom Holland bën pauzë nga rrjetet sociale për hir të shëndetit të tij mendor

Tom Halland (Foto: Getty Images)

Tom Holland thotë se po largohet nga rrjetet sociale për t’u fokusuar në shëndetin e tij mendor.

Ylli i ” Spider-Man: No Way Home”, i cili ka munguar në platformat digjitale javët e fundit, bëri një kthim kalimtar në Instagram të dielën për të njoftuar se kishte fshirë Instagramin dhe Twitterin.

Në videon tre minutëshe, aktori 26-vjeçar tha se aplikacionet e mediave sociale ishin bërë “të dëmshme” për gjendjen e tij mendore dhe se ai “nuk ndihet mirë” kur lexon gjëra për veten në internet.

Tom Halland (Foto: Instagram)

“Kam bërë një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse mendoj se Instagram dhe Twitter janë tepër stimuluese, të dëmshme”, u tha ai 67.7 milionë ndjekësve të tij.

“Ndihem keq kur lexoj gjëra për veten në internet dhe në fund të fundit është shumë e dëmshme për gjendjen time mendore. Kështu, vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Holland

Holland, i cili aktualisht është në lidhje me bashkë-yllin e tij të “Spider-Man: Homecoming”, Zendaya, përdori gjithashtu kthimin për t’ua bërë me dije ndjekësve rëndëinë e shëndetit mendor.

Tom Halland (Foto: Instagram)

“Ekziston një stigmë e tmerrshme kundër shëndetit mendor dhe unë e di se të kërkosh ndihmë nuk është diçka për të cilën duhet të kemi turp”, shtoi ai.

Ai përfundoi duke u thënë fansave se “do të largohej përsëri nga Instagrami”, por i falënderoi për “dashurinë dhe mbështetjen” e tyre.

“Unë ju dua të gjithëve dhe do t’ju flas së shpejti”. /Telegrafi/