Deri më tani është folur se Tom Hardy do ta luaj rolin e “James Bond” në filmin e ardhshëm të “007”.
Mirëpo në garë kanë hyrë dy aktorë tjerë që janë më favorit dhe më të përshtatshëm se Hardy sipas producentëve, shkruan Telegrafi.
Aktorët James Norton dhe Michael Fassbender tani janë favoritët kryesorë për ta luajtur në filmin e ardhshëm të “James Bond 007”.
Tom Hardy megjithatë është favoriti i fansave të filmit në fjalë, por vështirë që ai të zgjidhet në rolin në fjalë. /Telegrafi/