Pasi hyri në një restorant në Kaliforni, Tom Hanks vendosi t’i qerasë të pranishmit me drekë dhe pastaj me bashkëshorten e tij, Rita Wilson, u fotografuan me fansat.
Aktori hollivudian dhe gruaja e tij shkuan për të ngrënë ushqim në restorantin In-N-Out në Fontana të Kalifornisë, por pasi hynë aty, fituesi i Oscarit vendosi të bënte një gjest për t’u kujtuar.
Tom Hanks surprises fans at Fontana In-N-Out https://t.co/vtFLRDmVeS pic.twitter.com/gzGXQCiAUx
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) December 23, 2018
Në këtë mënyrë, 62-vjeçari dhe partnerja e tij vendosën t’ua zbukuronin festat njerëzve që ishin aty.
“Shikoni kush e ka vizituar In-N-Out në Fontana! Tom Hanks dhe ua pagoi drekën të gjithëve. Bukur!”, ka shkruar një përdorues i Twitterit.
Look who visited Fontana In N Out! Woody himself, Tom Hanks, and he bought lunch for everyone! Nice! pic.twitter.com/LcNGr9S7X0
— Oak Park Elementary (@FUSD_OakPark) December 22, 2018
Hanks është shumë i afërt me fansat e tij, të cilëve shpeshherë u kushton kohë dhe fotografohet me ta.
Ndërsa së fundmi ka pasur më shumë hapësirë për ta bërë këtë duke qenë se ka bërë pushim nga xhirimet e filmave.
Megjithatë, në vitin 2019 e pret shumë punë, pasi do të vazhdojë xhirimet e vazhdimit të katërt të “Toy Story”, si edhe do të xhirojë edhe disa filma të tjerë. /Telegrafi/
bruh tom hanks was at in n out in fontana today and paid for everyones meal 🤩 pic.twitter.com/P7jXrI1pR7
— Saúl (@Saulvgomez_) December 23, 2018