Site icon Telegrafi

Tom Hanks tregon për simptomat që i përjetoi nga COVID-19

Tom Hanks (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, kanë qenë dy prej të infektuarve nga pandemia COVID-19.

Ai përmes një intervistë ka treguar rreth kësaj pandemie duke treguar se simptomat e coronavirusit përfshijnë dhimbje trupi dhe lodhje, shkruan Mirror.

63-vjeçari tha se ishte aq i dobët sa që mezi mund të bënte stërvitje 30 minutëshe, por pranon se gruaja e tij ishte edhe më keq, me ethe dhe të dridhura.

“Unë thjesht u përpoqa të bëja shtrirje themelore dhe ushtrime në dysheme dhe nuk mund t’i bëja as gjysmën e tyre”, tha ai për The National Defense Radio Show.

“Rita kaloi një kohë më të vështirë sesa unë. Ajo kishte temperaturë shumë më të lartë dhe  kishte disa simptoma të tjera. Ajo humbi ndjenjën e shijes dhe erës”, ka shtuar aktori.

Çifti, të cilët janë martuar që nga viti 1998, kanë kaluar tre ditë në Spitalin e Gold Coast në Queensland, Australi, ku Tom ishte duke xhiruar një film për Elvis Presley. /Telegrafi/

Exit mobile version