Telegrafi

Tom Hanks thotë se urren disa nga filmat në të cilët ka luajtur

Foto: Getty Images

Tom Hanks ka luajtur në disa prej filmave më të dashur në historinë e kinemasë, por ai nuk është një fans i të gjithëve.

66-vjeçari ka qenë pjesë e “Cast Away”, “The Green Mile”, “Elvis”, “The Terminal” dhe “A Man Called Otto” e shumë e shumë të tjerëve.

Ylli i famshëm gjithashtu ka marrë në shtëpi dy çmime “Oscar” për ‘aktorin më të mirë.

Foto: Getty Images

Megjithatë, në një bisedë me New Yorker, ai u pyet për komentet e mëparshme që bëri duke sugjeruar se ai ofendohet nga ideja që dikush ‘urren’ një film.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Hanks

“Dakord, le ta pranojmë këtë: të gjithë kemi parë filma që i urrejmë”, tha ikona e Hollywoodit.

Foto: Arkiv

“Kam qenë në disa filma që i urrej. Ju keni parë disa nga filmat e mi dhe i urreni ata”.

Kur u pyet nëse është i vetëdijshëm se një film do të jetë i mirë gjatë xhirimeve, Tom shtoi: “Jo. Nuk ka asnjë mënyrë për të thënë. Ju mund të keni vetëm besim dhe shpresë – dhe çfarë është më e madhe se besimi dhe shpresa? Ju duhet t’i besoni të gjithë procesin bashkëpunëtorëve”.

Foto: Getty Images

Pavarësisht kësaj, Tom ka shijuar paraqitje të panumërta në ekran dhe është një nga aktorët më të suksesshëm amerikan. /Telegrafi/

Foto: YouTube