Site icon Telegrafi

Tom Hanks rrëfen pse u sëmur nga diabeti

Aktori hollivudian, Tom Hanks, ka thënë se ishte sjellë si idiot kur ishte fjala për ushqimin dhe peshën, prandaj është sëmurë nga diabeti.

Para tre vitesh, fituesi i dyfishtë i Oscarit ishte diagnostikuar me diabet tip 2, ndërsa kjo për faktin se pesha e tij ndryshonte shumë, duke qenë se producentët e filmave, si “Philadelphia” dhe “Cast Away”, ia kërkonin pikërisht këtë gjë.

“Jam pjesë e brezit të dembelëve amerikane, të cilët symbyllas enden nëpër jetë, ndërsa kur i kuptoni gabimet tuaja, është vonë, veçmë jeni sëmurë”.

“Më keni parë nëpër filma, e dini si jam dukur. Kam menduar se mund të përmirësoj diçka, ashtu që hidhja pastë edhe kur haja ushqim të shpejtë. Isha krejtësisht idiot”, ka thënë aktori.

Lajm i mirë është se ai mund ta mbajë nën kontroll sëmundjen, në rast se ndjek dietën e mjekut dhe mban peshën ideale trupore.

Ndër komplikimet e diabetit është verbimi, pamjaftueshmëria e veshkave dhe rreziku për amputimin e ekstremiteteve të poshtme. Lodhja, etja dhe nevoja e madhe për urinim, janë disa nga simptomat e kësaj sëmundjeje. /Telegrafi/

Exit mobile version