Telegrafi

Tom Hanks në bisedime për t’u bërë menaxher i Elvis Presleyt në filmin e ri

Tom Hanks ka filluar negociatat me Ëarner Bros. për të luajtur rolin e menaxherit të Elvis Presleyt, kolonel Tom Parker në filmin e ri nga regjisroi Baz Luhrmann.

Aktori 62 vjeçar është në negociata me Ëarner Bros. për të marrë rolin për filmin e regjisorit Baz Luhrmann kushtuar mbretit të Rock n’Rollit.

Burime Variety kanë treguar se buxheti ende po konsolidohet sa i përket filmit, por ka shpresë se Hanks do të jetë pjesë e tij për t’i dhënë shtytje filmit.

Luhrmann do të jetë regjisor i filmit skenarin e të cilit e shkroi me Craig Pearce.

Hanks nuk është i panjohur në filmat e personaliteteve të njohura, pasi ai ka luajtur edhe rolin e Ëalt Disneyt në filmin “Saving Mr. Banks” dhe astronautin Jim Lovell në “Apollo 13”. /Telegrafi/