Aktori amerikan, Tom Hanks është njëri nga të infektuarit nga pandemia coronavirus, e që tashmë është shëruar plotësisht.
Në fjalimin kushtuar studentëve të diplomuar, Hans i quajti ata “të zgjedhur”, pasi festuan ceremoninë në mënyrë virtuale, shkruan DailyMail.
Fituesi i dyfishtë i çmimit “Oscar”, filloi duke thënë: “Jam këtu për të thënë urime. Urime për ju të zgjedhurit”.
“Dhe unë po ju quaj ‘të zgjedhur’ sepse ju jeni zgjedhur në shumë mënyra. Së pari, nga temperamenti dhe disiplina ku keni jetuar. Nga zjarret krijuese që janë brenda jush. Dhe zgjatjet instinktive të dëshirave tuaja”, tha thënë Hanks.
Aktori theksoi se studentët e diplomuar kishin filluar studimet e tyre në Universitetin e Shtetit Wright në ‘kohërat e plakjes’, kohë para pandemisë coronavirus.
Ai gjithashtu ka zbuluar se po dhuron plazmën që përmban antitrupa COVID-19 për të ndihmuar studiuesit të zhvillojnë një vaksinë për virusin.
Hanks ishte i pari i famshëm që ndau publikisht lajmin se ishte testuar pozitiv për COVID-19. Ai dhe gruaja Rita Wilson u shtruan në spital në Australi, ku u mjekuan për coronavirusin dhe u shëruan plotësisht. /Telegrafi/