Ai është një nga të famshmit e parë që pranoi se ishte infektuar nga COVID-19.
Aktori Tom Hanks duket se po bën kujdes më të shtuar kohëve të fundit, teksa u pa me maskë në Los Angeles të mërkurën.
Veshja mbrojtëse përputhej me bluzën e gjelbër të 63-vjeçarit fitues të çmimit “Oscar”, shkruan DailyMail.
Ylli i filmit “Catch Me If You Can Can” gjithashtu kishte veshur pantallona të errëta dhe një palë doreza.
Kjo shëtitje e tij vjen vetëm disa javë pasi Hanks zbuloi se ai po dhuronte plazma që përmbajnë antitrupa për COVID-19 për të ndihmuar studiuesit të zhvillojnë një vaksinë për virusin.
Hanks ishte i pari i famshëm që tregoi publikisht në mars që ai rezultoi pozitiv me coronavirus.
Ai dhe gruaja Rita Wilson, gjithashtu pozitive, u shtruan në spital në një Australi, ku u mjekuan për coronavirusin dhe u shëruan përfundimisht.
Gjithashtu të mërkurën, u raportua se filmi më i ri i aktorit do të anashkalojë teatrot krejt, duke zgjedhur ta bëjë premierën në formën virtuale. /Telegrafi/