Site icon Telegrafi

Tom Hanks ka reaguar publikisht ndaj atyre që nuk mbajnë maska

Tom Hanks (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Aktori i famshëm, Tom Hanks, i ka kritikuar haptas njerëzit që nuk mbajnë maska për ta parandaluar infeksionin me coronavirus.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këshilluar, por nuk kanë urdhëruar që të mbahen maskat – shkruan BBC.

Mirëpo, vet fakti që ka individë që nuk e vlerësojnë rëndësinë e mbajtjes së tyre, sipas aktorit, është mungesë disipline.

(Foto: Gareth Cattermole/Getty Images for Disney and Pixar/Guliver)

“Nuk e kuptoj. Thjesht nuk e kuptoj. Mbajtja e maskave është gjëja më e vogël që mund ta bëjmë. Nëse nuk jeni në gjendje të mbani maska, t’i lani duar dhe t’i respektoni rregullat e mbajtjes së distancës, thjesht nuk ju respektoj”.

“Ju i zbatoni rregullat e komunikacionit, aktivizoni sinjalizuesit, keni kujdes me shpejtësinë, prandaj nuk e kuptoj pse u duket vështirë që t’i respektoni edhe këto rregulla”, ka deklaruar Hanks.

Ylli hollivudian dhe gruaja e tij, Rita Wilson, ishin infektuar me COVID-19 gjatë muajit mars dhe tashmë e kanë kaluar sëmundjen. /Telegrafi/

Exit mobile version