Telegrafi

Tom Hanks dhe Rita Wilson do të marrin vaksinën kundër COVID-19

Tom Hanks dhe Rita Wilson Foto: Gettyimages/Guliver

Tom Hanks dh gruaja e tij, Rita Wilson ishin ndër personazhet që u shëruan nga COVID-19.

Aktori i njohur tashmë ka bërë të ditur se ai dhe Rita do të marrin vaksinën kundër virusit vdekjeprurës, shkruan Daily Mail.

“Ne do të vaksinohemi, pasi njerëzit që iu nevojitet në të vërtetë ta marrin”, është shprehur ai.

Një veprim të tillë ai ka thënë se do ta bëjë në publik, për t’i inkurajuar edhe Barak Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton.

Hanks përndryshe rrëfeu pak edhe momentin e infektimit, duke treguar se qëndruan të izoluar për një kohë të gjatë.

Në atë kohë, në mars të këtij viti, aktorët kishin qenë në Australi, për të xhiruar një film. /Telegrafi/