Telegrafi

Tom Hanks dhe Rita Wilson shijojnë një ditë në një jaht luksoz – pak pasi u bënë shtetas grekë

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Backgrid)

Ata së fundmi u bënë shtetas të Greqisë nga kryeministri i saj.

Dhe Tom Hanks së bashku me gruan e tij, Rita Wilson, shfrytëzuan një pjesë të mirë të kohës pasi ata kaluan një ditë në jahtin e tyre luksoz të premten.

Aktori, 64 vjeçar, dukej i lezetshëm në një triko të bardhë e pantallona të shkurtra, ndërsa u shfaq në tryezën e sipërme të anijes me gruan e tij prej 32 vjetësh.

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Backgrid)

Ndërkohë Rita, 63-vjeçare, gjithashtu zgjodhi një bluzë të bardhë duke ia bashkangjitur edhe një palë pantallona të së njëjtës ngjyrë.

Çifti u shfaqën në formë të mirë dhe të freskët nën hijen e kabinës së varkës, të cilët ishin të shoqëruar nga një anëtar i ekuipazhit të anijes teksa bisedonin për kafe.

Njëra prej tyre zbuloi emrin e varkës – Margarita – emrin e gruas së Tomit, e cila ishte lindur si Margarita Ibrahimoff nga një nënë greke dhe baba bullgar.

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Backgrid)

Udhëtimi i tyre vjen pas lajmeve që çifti tani janë zyrtarisht qytetarë të Greqisë, gjë që u zbulua nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ky i fundit ndau një fotografi të shtunë e kaluar, ku u shfaq pranë bashkëshortes Mareva Grabowski dhe me çiftin Tom & Rita.

Lexo po ashtu Tom Hanks dhe Rita Wilson janë zyrtarisht shtetas grekë

Aktorët u panë duke mbajtur pasaportat e tyre të reja greke me Mitsotakis duke deklaruar edhe Hanks dhe Wilson, ‘tani janë qytetarë krenarë të Greqisë’.

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Backgrid)

Dyshja e martuar ka vite që pushojnë në Greqi, me nënën e Ritës, Dorothea, të lindur në Shqipëri afër kufirit me Greqinë. /Telegrafi/