Telegrafi

Tom Hanks dhe Rita Wilson kthehen në shtëpinë e tyre në Los Angeles pas trajtimit me COVID-19 në Australi

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë rikthyer në shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi rezultuan pozitivë për COVID-19, në Australi.

Aktori i “Cast Away” morri rrjetin social, Twitter, për të njoftuar lajmin e mirë pasi ai dhe partnerja e tij kaluan më shumë se dy javë në Queensland të izoluar.

“Hej njerëz. Ne jemi tani në shtëpi dhe, si pjesa tjetër e Amerikës, vazhdojmë me strehimin në vend dhe distancën sociale. Shumë, shumë faleminderit për të gjithë në Australi që kujdeseshin për ne. Kujdesi dhe udhëzimi i tyre bëri të mundur kthimi tonë në Sh.B.A. Rita dhe unë e vlerësojmë shumë”, ka shkruar mes tjerash Hanks.

Hanks dhe bashkëshortja e tij, të dy 63-vjeçë, mbajtën fansat e tyre të azhurnuar gjatë gjithë procesit të karantinës që nga zbulimi i parë i diagnozës më 11 mars.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tom Hanks

Çifti raportohet se qëndruan në një spital në Queensland për pesë ditë para se të liroheshin.

Hanks ishte në Australi duke xhiruar një film për jetën e Elvis Presley të drejtuar nga Baz Luhrmann kur ai dhe Wilson mësuan se kontraktuan virusin.

Përveç tyre, pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar edhe disa të famshëm tjerë, përfshirë Idris Elba, Debi Mazar dhe Daniel Dae Kim. /Telegrafi/

Rita Wilson dhe Tom Hanks (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)