Site icon Telegrafi

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë zyrtarisht shtetas grekë

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë zyrtarisht shtetas grekë (Foto: Instagram)

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, tani janë zyrtarisht qytetarë të Greqisë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ndau një fotografi në Instagram me bashkëshorten e tij, Mareva Grabowski-Mitsotaki në një takim me Hanks dhe Wilson, të cilët po mbanin pasaportat e tyre të reja greke.

“Rita Wilson dhe Tom Hanks tani janë qytetarë krenarë grekë”, shkroi ai.

Greqia u ofroi nënshtetësi Hanks, 64-vjeçar, Wilson, 63-vjeçe dhe dy fëmijëve të tyre, në njohje të ndihmës së familjes në mbledhjen e fondeve për viktimat e një zjarri vdekjeprurës pranë Athinës në vitin 2018.

Lexo po ashtu Tom Hanks dhe Rita Wilson me avion privat udhëtojnë në Greqi

Aktori fitues i çmimit ’Oscar’ postoi në janar se ai ishte ‘duke filluar vitin 2020 si një qytetar nderi i të gjithë Greqisë’.

Hanks dhe Wilson u diagnostikuan me coronavirus në muajin mars.

Ata u vetizoluan në Australi derisa të ishte e sigurt që ata të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Që atëherë, dyshja po dhurojnë plazmën e gjakut në përpjekje për të ndihmuar në studimin e vaksinave.

/Telegrafi/

Tom Hanks dhe Rita Wilson (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version