Aktorët e njohur, Tom Hanks dhe Rita Wilson tashmë kanë filluar pushimet e tyre verore në një vend të përshtatshëm.
Fituesi i çmimit Oscars dhe gruaja e tij janë parë duke udhëtuar me avion privat ishullin Paros të Greqisë, shkruan Daily Mail.
Tom është shfaqur me një veshje mjaft komode, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, ndërsa mbante edhe një maskë mbrojtëse.
Ndërsa edhe Rita, e njohur për rolin e saj në filmin ‘Sleepless In Seattle’ është parë në mbante maskë kundër pandemisë coronavirus.
Çifti i njohur janë të martuar që nga viti 1988, teksa më parë gjatë këtij viti ata kishin lajmëruar se janë infektuar me COVID-10, duke shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore.
Sidoqoftë, pas masave të marra, Tom dhe Rita tashmë gëzojnë shëndet të mirë, duke u shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës. /Telegrafi/