Telegrafi

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson deklarohen rreth shëndetit të tyre pas diagnostikimit me coronavirus

Rita Wilson dhe Tom Hanks (Foto: Getty Images/Guliver)

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, u kanë dhënë fansave të tyre informacione të reja lidhur me shëndetin pas diagnostikimit me COVID-19.

Aktori, 63-vjeçar, mori rrjetin social, Instagram të enjten mbrëma për t’i siguruar fansat që ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë duke u bërë më mirë.

“Përshëndetje, dua t’i falënderoj të gjithë këtu Down Under, të cilët po kujdesen aq mirë për ne”, shkroi Hanks në përshkrim. “Ne kemi Covid-19 dhe jemi në izolim, kështu që nuk e përhapim atë te askush tjetër”.

Hanks njoftoi diagnozën e çiftit të mërkurën, duke thënë se ai dhe Wilson, po “testoheshin, vëzhgoheshin dhe izoloheshin”.

Lexo po ashtu Aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson rezultojnë pozitivë në coronavirus, po trajtohen në Australi

“Ka nga ata për të cilët mund të të çojë në një sëmundje shumë të rëndë. Ne po e marrim atë një herë në ditë. Ka gjëra që ne mund të bëjmë të gjithë për t’i kapërcyer këto duke ndjekur këshillat e ekspertëve dhe duke u kujdesur për veten dhe njëri-tjetrin, jo?”, ka vazhduar më tej ai.

Fotografia ishte e thjeshtë, duke treguar Hanks me krahun e tij rreth Ëilson, të kombinuar si në bluza ashtu edhe me kapele bejsbolli.

Wilson ndau të njëjtën foto, duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre të deritanishme.

“Kaq mirënjohëse për lutjet, dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Do të thotë kaq shumë dhe na forcon”, ka shkruar Rita mes tjerash në postimin e saj. /Telegrafi/