Telegrafi

Tom Hanks i bën dhuratë tetëvjeçarit që u përqesh për shkak të emrit Corona

Tom Hanks (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktori hollivudian, Tom Hanks, ka qenë njëri nga të famshmit që është shëruar nga infeksioni me COVID-19.

63-vjeçari kishte arritur të kontaktonte Corona De Vries, pasi tetëvjeçari i shkroi Tomit dhe gruas së tij, Rita Wilson, shkruan Mirror.

Gjatë një transmetimi në një televizion australian u bë e ditur se djaloshi kishte shkruar: “Unë e dua emrin tim, por në shkollë njerëzit më quajnë coronavirus. Unë jam shumë i trishtuar dhe i zemëruar kur njerëzit më quajnë ashtu”.

Pasi dëgjoi fjalët, Hanks u përgjigj me një letër që shkruante: “Letra jote e bëri gruan time dhe mua të ndihemi kaq të mrekullueshëm. Faleminderit që një mik kaq i mirë”.

“Unë të pashë në TV, edhe pse isha përsëri në SHBA – dhe të gjithë të shëndetshëm. Edhe pse nuk isha më i sëmurë, marrja e letrës tënde më bëri të ndihem edhe më mirë”.

Krahas shënimit të mirë, Hanks i dërgoi fëmijës një makinë shkrimi të markës ‘Corona’ dhe ai ndau me djalin: “Mendova se kjo makinë shkrimi do t’ju përshtatet”.

Lexo po ashtu Tom Hanks dhe Rita Wilson dhurojnë gjakun për të krijuar vaksinë kundër COVID-19

Në pamjet e shpërndara në kanalin televiziv Aussie, Corona bërtiti: “Ndjehem sikur jam i famshëm”, kur ai e hapi dhuratën.

Rita dhe Tom, të cilët janë martuar që nga viti 1998, kanë kaluar tre ditë në Spitalin Universitar të Gold Coast në Australi, ku Hanks ishte duke filmuar një film për Elvis Presleyn. /Telegrafi/