Site icon Telegrafi

Tomë Gashi: Normale që u lirua Trimi, jo normale që për pesë muaj u mbajt në paraburgim

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar pas lirimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Trim Gashi, duke theksuar se lirimi i tij është diçka normale.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se “normal që lirohet i pafajshëm Trimi, por jo normale është që si të pafajshëm e mbajtën për pesë muaj në paraburgim”.

“Rast i pasur politik në luftën kundër Zajednicës dhe Demarkacionit. Gjithmonë është mirë me qenë Trim”(sic), ka thënë Gashi.

Ndryshe, sot trupi gjykues merr ketë aktgjykim që Trim Gashi të lirohet nga aktakuza, për shkak se gjykata nuk e ka vërtetu fajësinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version