Telegrafi

Tom Ford i rikthehet modës për femra

Tom Ford ishte njeriu që përsëri e futi seksualitetin e femrës në industrinë e modës.
Kur Tomi e la modën për femra në vitin 2004, konsideronte se nuk ka arsye që të kthehet përderisa nuk do të thotë asgjë të re.

Kuptimi i tij për seksualitetin e femrave është romantike dhe ai nuk e pëlqen trendin e sotëm si duhet të duket gruaja. Për të ajo është artificiale. Termi i tij për bukurinë është bukuria e butë, lloji i seksualitetit të qetë.

“Mendojë se vitet shtatëdhjetë do të mbeten gjithmonë një dekadë e vërtetë për mua. Jam rritur në atë periudhë, atëherë standardet për bukuri ishin të prekshme, të papërmbajtshëm”.

Në mënyrë të njëjtë mendon edhe për mënyrën e sotme të jetës. “Kam shumë gjëra të mira që më ndodhin për momentin dhe kjo më jep forcë. Dukesh më mirë kur je i lumtur”, përfundon ai. /Telegrafi/