Tom Brady nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për të shpëtuar martesën e tij me Gisele Bundchenin edhe pse “nuk donte që martesa e tyre të përfundonte”.
Përpara se dyshja të dorëzonin dhe të finalizonin divorcin e tyre të premten, ylli i NFL, 45 vjeç, ishte i gatshëm të bënte “çfarëdo që duhej të bënte për të rregulluar gjërat”, sipas revistës People.
Burimet i thanë gazetës se “afër fundit” të martesës së tyre 13-vjeçare, Brady donte t’i “i rregullonte gjërat” sepse “nuk donte që fëmijët të kishin prindër të divorcuar”.
Qendërmbrojtësi thuhet se ishte “i gatshëm të shkonte në terapi, këshillim për martesë – çfarëdo që duhej për t’i bërë gjërat të funksiononin”, por 42 vjeçarja mendoi se ishte “shumë vonë”.
“Ajo i dha atij shumë mundësi për të rregulluar gjërat”, por Brady ishte “i zënë duke ndjekur pasionin e tij”.
“Kjo nuk ishte ideja e Tomit”, tha burimi për ndarjen. “Kjo nuk ishte kurrë ideja e Tomit”.
Ish-modelja e Victoria’s Secret u ndje sikur “ai nuk po dëgjonte se çfarë po thoshte” kur ajo i kërkoi atij “pa pushim” që “të ishte më i pranishëm” me fëmijët e tyre.
Në shtator, ylli brazilian i tha revistës Elle për ‘shqetësimet’ e saj në lidhje me karrierën e Brady në mes të ‘luftës’ të tyre. /Telegrafi/