Tom Brady tregoi se është përballur me shumë ‘drama’ pas divorcit të tij nga Gisele Bundchen.
Në episodin e së hënës të “Let’s Go”, atleti u shpreh i sinqertë në lidhje me të metat e tij.
“Ne të gjithë duhet të kemi vetëdije, është një tipar i vështirë për ta pasur. “Jemi në një kulturë ku është e vështirë të pranosh gjërat këto ditë”, tha ai.
“Për dikë si unë, jam shumë në sy të publikut. Unë gjithmonë përpiqem të them gjënë e duhur. Nuk dua të merrem më me ndonjë dramë në jetën time. Unë tashmë kam shumë drama”.
Bundchen, 43 vjeçare, dhe Brady, 46 vjeç, njoftuan se po divorcoheshin pas 13 vitesh martesë në tetor 2022.
Ish-çifti ka dy fëmijë së bashku: djalin Benjamin, 13 vjeçar dhe vajzën Vivian, 10 vjeçe.
Brady është gjithashtu baba i djalit Jack, 16 vjeç, të cilin e ndan me ish-partneren Bridget Moynahan.
Që nga ndarja e tyre, Tom është parë disa herë me modelen e famshme ruse, Irina Shayk. /Telegrafi/