Tom Brady e ka fituar trofeun e ‘Super Bowl’ për të shtatën herë në karrierë, ndërkohë që Tampa Bay Buccaneers fituan titullin e dytë të dielën duke triumfuar ndaj kampionit në fuqi, Kansas City Chiefs, me rezultat 31-9 në Raymond James Stadium.
43-vjeçari është ndër më të suksesshmit në historinë e NFL, mirëpo ai akoma nuk ka mbaruar së fituari trofe.
Brady ka fituar titullin e shtatë rekord duke ‘Super Bowl’ i udhëhequr Tampa Bay drejt suksesit të radhës.
Në nëntë paraqitjet e mëparshme me New England Patriots, ai e kishte fituar gjashtë herë trofeun, ndërsa këtë herë dëshmoi se mund ta fitonte edhe pa trajnerin e mëparshëm Bill Belichick.
Tashmë, Tom i vetëm ka fituar më shumë ‘Super Boël’ se cilido klub i NFL, duke i përfshirë edhe Patriots dhe Pittsburgh Steelers (të dy nga gjashtë).
Në mars të këtij viti, Brady nënshkroi kontratë dyvjeçare në vlerë 50 milionë dollarë me Tampa Bay dhe ky sukses është dëshmi se ai duhet ta shtyjë pensionimin. /Telegrafi/