Sipas një raportimi, Tom Brady dhe Gisele Bundchen, janë duke u përqendruar te fëmijët e tyre ndërsa thashethemet për divorcin vazhdojnë të qarkullojnë.
“Fëmijët e duan Tomin”, tha një burim për revistën People.
Ata kanë bashkë dy fëmijë: djalin Benjamin Rein, 12-vjeçar dhe vajzën Vivian Lake, 9-vjeçare.
Brady ndërkohë ka edhe një djalë John Edward, 15-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij, Bridget Moynahan.
Bundchen, për të cilën një burim tha se ka “mbaruar me martesën e tyre” pasi u përpoq ta bënte atë të funksionojë, u pa në një palestër në Miami në fillim të kësaj jave me Benjamin dhe Vivian, sipas TMZ.
“Ajo ndihet keq për fëmijët”, tha burimi për People, “por ajo nuk pret ndonjë çështje kujdestarie”.
Dyshja thuhet se secili ka punësuar avokatë divorci në javët e fundit.
Më parë, në numrin e tetorit të Elle, modelja braziliane tha për Tomin: “Natyrisht, unë kam shqetësimet e mia – [futbolli] është një sport shumë i dhunshëm dhe unë kam fëmijët e mi dhe do të doja që ai të ishte më i pranishëm”.
“Por në fund, unë mendoj se të gjithë duhet të marrin një vendim që funksionon për [ata]. Ai gjithashtu duhet të ndjekë lojën e tij”.
Brady gjithashtu mori 11 ditë pushim nga një kamp stërvitor me Buccaneers gjatë verës “për t’u marrë me disa gjëra personale”.
Çifti kujtojmë që u martuan në vitin 2009. /Telegrafi/