Telegrafi

Tollovi para Agjencisë së Regjistrimit Civil, qytetarët nuk i respektojnë masat

Numër i madh i qytetarëve janë parë sot para objektit të Agjencisë së Regjistrimit Civil në Prishtinë, pavarësisht thirrjeve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për respektim të masave.

Në fotot që ka siguruar Telegrafi shihet se një numër i vogël i qytetarëve kishin vendosur maskat dhe pavarësisht prezencës së policisë, distanca nuk dukej se po respektohej.

Ditëve të fundit, si pasojë e lehtësimit të masave, është rritur dukshëm numri i të prekurve me COVID-19. Dje u raportuan 77 raste, ndërkohë në dy ditët paraprake 141 e 129. /Telegrafi/