Përleshje verbale, vjedhje kutish, përpjekje për rikthim të kutive zgjedhore, akuza dhe kundër-akuza, apele nga profesorët universitar dhe partitë politike, i përcollën zgjedhjet e sotme për lider të studentëve të UKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Plenumi studentor në Facebook ka publikuar një video xhirim rreth ndodhive të sotme lidhur me zgjedhjet studentore për kryetar të PSUKM.
„Shikoni se si PSUKM i vjedh kutitë zgjedhore nga vendet e votimit! Sipas statutit, kutitë zgjedhore hapen në vetë fakultetet dhe votat duhet të numërohen publikisht“, shkruajnë nga Plenumi i Studentëve”, shkruan në statusin e Plenumit.
“Studentët nga Plenumi në këtë moment kërkojnë ndihmë nga qytetarët dhe “Revolucionarët laraman”!!!. Të mblidhemi të gjithë para PSUKM dhe tu ndihmojmë në betejën që e zhvillojnë me banditët jo-legal të cilët kryejnë krim me kutitë e votimit dhe zgjedhjet në kundërshtim me statutin. Të tregojmë tani se jemi solidar”, ka shkruar në Facebook, Mimoza Ristova, një nga profesorët e UKM.
Ka reaguar edhe kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, duke i konsideruar këto zgjedhje si “ardhmëri e vjedhur”.
“Sa degraduese është kjo që ndodh sot në zgjedhjet studentore. Çfarë demonstrimi i mjerë i dhunës dhe anarkisë! Cila dhe çfarë është porosia që u dërgohet të rinjve me zgjedhjet e sotme?” ka reaguar Zhernovski./Telegrafi/