Telegrafi

Tolisso në janar do të largohet nga Bayerni, kontaktohet nga tri top klube evropiane

Corentin Tolisso do t’i japë fund aventurës si futbollist i Bayernit pas katër viteve e gjysmë qëndrimi në Munich.

Mesfushori francez kohëve të fundit nuk ka qenë një titullar i rregullt dhe në verë nuk erdhi oferta e duhur për të.

Bayerni synon ta shes në janar lojtarin francez, pasi kërkon të fitojë së paku tetë milionë euro nga largimi i tij.

Duke marrë parasysh çmimin e ulët të lojtarit që është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayernin, tri skuadra të mëdha janë futur në garë për të.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Inter, Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain janë skuadrat që duan transferimin e Tolissos në janar.

27-vjeçari francez është gati të largohet nga Munichu, derisa Interi duket se është skuadra e preferuar e Tolissos.

Francezi këtë edicion ka luajtur në gjashtë ndeshje ku në total i ka 175 minuta në fushë, ndërsa ka realizuar një gol e ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/