Që nga lidhja me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, nuk i harron shqiptarët në festa të ndryshme.
Të dielën ishte dita e parë e Fitër Bajramit, të cilën e festojnë besimtarët myslimanë anembanë botës.
Dhe natyrisht se yjet e shumta i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruara fansat e tyre që i takojnë fesë islame për këtë festë të rëndësishme. Këtu nuk ka bërë përjashtim edhe Tolgahan Sayisman, i cili i ka uruar fansat e tij përmes rrjeteve sociale.
Ai e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Almedën në Instagram, ndërsa në urimin e tij ka shkruar edhe në shqip: “Gëzuar Bajramin të gjithëve!”.
Sayisman u bë i njohur te publiku shqiptar me rolin e Çinar Ilgaz në serialin “Lale Devri” (2010-2014), ndërsa me ish-Miss Shqipërinë janë prindër të një djali njëvjeçar. /Telegrafi/