Site icon Telegrafi

Tolgahan Sayisman uron Fitër Bajramin në shqip

Foto: Screenshot/Instagram

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, prej disa vitesh është i martuar me aktoren, modelen dhe prezantuesen shqiptare, Almeda Abazi.

Çifti, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi, kanë marrë tashmë shumë nga njëri-tjetri.

Tolga e ka treguar disa herë se ka mësuar ca fjalë e disa gjëra në gjuhën shqipe.

I njëjti ka uruar së fundmi Fitër Bajramin në tri gjuhë, turke, angleze si dhe në shqip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tolgahan Sayisman

“Iyi bayramlar, gëzuar Bajramin, Eid Mubarek”, ka shkruar ai.

Ai ka qenë disa herë në trojet shqiptare dhe ka zbuluar se i pëlqen në masë të madhe.

Veç tjerash, ata shpesh edhe i kalojnë pushimet verore në Shqipëri pranë të afërmve të Abazit.

Çifti theksojmë që kanë bashkë dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë. /Telegrafi/

Exit mobile version