Site icon Telegrafi

Tolgahan Sayisman thuhet se është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19

Tolgahan Sayisman (Foto: Instagram)

Aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, raportohet se është infektuar me coronavirus.

Ai thuhet se është shtruar në spital për shkak të COVID-19, ndërsa po vazhdon të trajtohet për virusin.

Pas kësaj, gjendja shëndetësore e Sayisman u bë një çështjë kurioziteti me një pjesë të madhe të lajmeve që kanë qarkulluar.

I njëjti ka qenë shumë i suksesshëm në karrierën e tij televizive me personazhin e Mustafait në “Elveda Rumeli” e në shumë të tjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tolgahan Sayisman

Tolga ka azhurnuar fansat në rrjete sociale me informacione të reja rreth shëndetit të tij, “Ne kemi vendosur të vazhdojmë trajtimin në spital. Unë u bëjë thirrje të gjithëve të jenë më të kujdesshëm”.

Sayisman për publikun shqiptar u bë më i njohur me rolin e “Çënar” në serialin “Lale Devri”, i cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në 2014.

Ai gjithashtu është i martuar me një shqiptare, modelen dhe aktoren Almeda Abazi. /Telegrafi/

Exit mobile version