Aktorja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë para pak muajve.
Çifti mirëpritën djalin, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.
Aktorët e famshëm pas ardhjes në jetë të djalit të tyre gjithë kohën ia kanë kushtuar atij, duke shijuar çdo moment si prindër të rinj.
Në ndërkohë, gjatë ditës së sotme (e mërkurë), Tolga në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar një fotografi të ëmbël pranë djalit.
“Dushi më i mirë në botë”, ka shkruar ai krahas imazhit.
Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 14 shkurt të vitit 2017 dhe jetojnë së bashku prej vitesh në Turqi. /Telegrafi/