Telegrafi

Tolgahan Sayisman ndan një moment të veçantë me të birin, i bën dedikim në gjuhën shqipe

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman (Foto: Instagram)

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, vazhdon të jetë shumë i pëlqyer dhe numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale.

Ai vetëm në Instagram ndiqet nga dy milionë njerëz, ndërsa ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

I njëjti së fundmi ka publikuar një fotografi përkrah të birit Efehan, derisa në mbishkrim e thërret me nofkën tigri, në gjuhën shqipe.

Kjo pasi Tolga prej vitesh është martuar me aktoren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Almeda Abazi, e cila duket se i ka mësuar disa fjalë në shqip.

“Sapo hëngra ushqim, tani po e shikoj babain, po thotë klyshi, tigri”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Almeda Abazi

Ndërkaq, komplimentet dhe reagimet nga ndjekësit nuk munguan në hapësirën për komente.

Tolga dhe Almeda u martuan në vitin 2017, ndërsa vitin e kaluar mirëpritën fëmijën e parë, djalin Efehan. /Telegrafi/