Tolgahan Sayisman është një prej aktorëve turq më të dashur për publikun shqiptar.
Ai u bë i njohur edhe më tepër në saje të lidhjes më pas të martesës me modelen shqiptare Almeda Abazi.
Por, aktori i bëri për vete shqiptarët me rolin e Çënarit në serialin e njohur “Lale Devri”.
Megjithatë, 35-vjeçari ka zgjedhur pikërisht ditën e sotme kur debutoi për herë të parë si aktor në ndonjë projekt filmik.
Në fakt, regjisorët talentin e Sayismanit prej aktorit e kanë vërejtur para dhjetë vjetëve në serialin “Elveda Rumeli”.
Një pjesë e serisë së këtij të fundit është xhiruar në shtetin e Maqedonisë, ku aktori ka sjell disa imazhe prej xhirimeve.
Ndryshe, Tolgahanin do ta shohim edhe në projekte të reja filmike, të cilat tashmë ka filluar t’i xhirojë. /Telegrafi/