Telegrafi

Tolgahan Sayisman iu përgjigjet në shqip fansave që i shkruajnë nga Kosova

Foto: Tolgahan Sauisman/Instagram

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, ka shfrytëzuar këto ditë rrjetin social Instagram për të qenë sa më pranë fansave.

Ai u ka mundësuar atyre që t’i bëjnë nga një pyetje në InstaStory, dhe më pas ai do t’iu përgjigjej.

Një nga ndjekësit/et nga Kosova, duket se nuk ka pasur ndonjë pyetje dhe thjesht ka shfrytëzuar rastin për t’i përshëndetur çiftin Tolgahan dhe Almeda.

“Përshëndetje nga Kosova, ju duam”, ishte fjalia e ndjekësit/es, së cilës Tolgahan i është përgjigjur në gjuhën shqipe me ato pak fjalë që ka mësuar nga Almeda.

Foto: Tolgahan Saiysman/InstaStory

“Të dua shumë”, ishte përgjigja e aktorit turk, i cili prej vitesh është i martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi.

Çifti përndryshe vizituan së bashku Kosovën së bashku në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/