Telegrafi

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi bashkë me djalin e tyre arrijnë në Kosovë

Tolgahan Sayisman dhe ALmeda Abazi arrijnë në Prishtinë (Burimi i fotos: Prive)

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, së bashku me gruan e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazi, dhe djalin e tyre të vogël, kanë arritur në Kosovë.

Ata ateruan në orët e hershme të paradites në Aeroportin Ndërkombëtar, “Adem Jashari”, në Prishtinë, përkatësisht në tribunalin VIP të këtij aeroporti.

Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi arrijnë në Prishtinë (Burimi i fotos: Prive)

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë sjell momentin e zbarkimit të dy yjeve të Turqisë, bashkë me stafin e tyre.

Almeda duket e freskët dhe plot energji teksa rikthehet në vendin e bashkëkombësve të saj.

Almeda Abazi arrin Prishtinë (Burimi i fotos: Prive)

Aktori turk, Tolgahan Sayisman do të pritet gjatë ditës së mërkurë nga Kujtim Gashi, Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kabinetin e tij bashkë me një delegacion turk të kryesuar nga aktori.

Më pas, i njëjti do të mbajë konferencë të hapur për media në Prishtinë. /Telegrafi/

Tolgahan Sayisman dhe ALmeda Abazi arrijnë në Prishtinë (Burimi i fotos: Prive)

 

Tolgahan Sayisman dhe ALmeda Abazi arrijnë në Prishtinë (Burimi i fotos: Prive)