Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Ipeshkvin e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë këtij takimi Haradinaj u njoftua për së afërmi me punët dhe aktivitetet e këtij institucioni fetar, duke i përgëzuar për bashkëpunimin.
Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Ipeshkvit Dodë Gjergji dhe të komunitetit katolik, në krijimin e frymës së mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare në Republikën e Kosovës, duke shprehur mbështetjen e Qeverisë, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së kryeministrit.