Fotot e një funerali të krishterë të mbajtur brenda një xhamie tregojnë se ka ende shpresë për tolerancë fetare në Indonezi.
Imazhet e publikuara në Facebook tregojnë ceremoninë mortore të krishterë që zhvillohet brenda ambienteve të një xhamie në Cempaka Putih, Xhakartë.
Familja e krishterë nuk mund të mbante shërbimin funerali në shtëpi sepse banesa ndodhej në një rrugicë të ngushtë dhe nuk mund të kalonin arkivolin aty.
Dhe xhamia lokale e lejoi familjen të përdorte ambientet e saj për mbajtjen e ceremonisë mortore.
Lajmi u bë i ditur nga një i afërm i të ndjerit në Facebook.
“Faleminderit vëllezërit e mi për ndihmën dhe nivelin e lartë të tolerancës”, shkroi Jefferson.
Në funeral nuk kishte vetëm besimtarë katolikë, por edhe disa myslimanë.