Ish-portieri i Italisë dhe Interit, Francesco Toldo beson se ish-skuadra e tij së shpejti do të kthehet në garën më prestigjioze për ekipe, Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët do të luajnë një miqësore para-sezonale me Milanin në Nanjing këtë verë, dhe ish-portieri foli me gazetarët rreth ish-skuadrës së tij.
Sipas Toldos, Interi janë në rrugë të mirë dhe së shpejti do të kthehen në nivelet më të larta të skuadrave evropiane, kjo nënkupton kthimin në garat e Ligës së Kampionëve.
“Interi janë në rrugë për t’u kthyer në nivele të larta”, ka thënë fillimisht Toldo për mediat italiane.
“Që nga sezoni i kaluar klubi ka investuar për të shpejtuar kthimin në nivele të larta, dhe ne së shpejti do të kthehemi në Ligën e Kampionëve”, përcjell Telegrafi.
“Kemi pronarë kinez dhe një President indonezian, dhe ky është një avantazh për ne, ashtu siç ka qenë gjithmonë një avantazh të ketë shumë lojtarë të huaj”.
“Ne besojmë se multi-kulturalizmi jonë është i pasur”.
“Interi tani ka shumë arsye për që të udhëtojnë lart nga Italia. Është e rëndësishme për ne që të jemi të afërt me tifozët vendas në një kohë vendimtare të sezonit”.
“Interi kanë 163 milionë tifozë në rajonin e Azisë, kështu që është e rëndësishme për klubet të vijnë dhe të luajnë në këto vende”, përfundoi ish-portieri italian. /Telegrafi/