Telegrafi

Toldo: Interi në rritje, besim te De Boer

Legjenda e Interit, Francesco Toldo, i cili është këshilltar i Nerazzurrëve për projektin e Inter Campus, ka folur për fitoren e ish-skuadrës së tij ndaj Juventusit.

Italiani ka thënë se klubi nga Milano është në rritje dhe se duhet t’i japim kohë Frank De Boer.

Lexo po ashtu Dhjetë blerjet më të shtrenjta në histori të Interit

“Kam parë një Inter në rritje. Duhet t’i japim kohë trajner të ri, ishte bukur të shikosh San Siron në festë”.

“Të dy skuadrat dhuruan spektakël të dielën”, ka thënë Toldo për Sportitalia.

Toldo ishte pjesë e Interit për nëntë sezone. /Telegrafi/