Site icon Telegrafi

Tolaj: Të vendoset taksë simbolike për ata që nuk ishin pjesë e luftës

Ish-sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Valon Tolaj, ka reaguar lidhur me debatin e fundit për veteranët e  luftës së UÇK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook ka dalë me propozim që të vendoset një taksë simbolike për të gjithë ata që nuk kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare në Kosovë.

“Meqë numri prej 38 mijë veteranëve po na duket shumë i lartë dhe po konsiderohet barrë e madhe financiare për shoqërinë dhe shtetin, për mendimin tim është shumë e thjeshtë tejkalimi i kësaj situate në aspektin financiar”.

“Të vendoset taksë simbolike për të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë, e që në vitet ’98-’99 kanë qenë të moshës madhore mbi 18 vjeçar. Numri i tyre është shumë i madh, mbi 500 mijë. Ka plot kombe e shtete që kanë vepruar kështu. Unë bëj pjesë te ky grupi i madh prej 500 mijë, për korrektësi, dhe jam i gatshëm të paguaj taksën time”, ka thënë Tolaj.

Tolaj e ka quajtur të turpshëm dhe fyes debatin lidhur me veteranët e rremë të luftës së UÇK-së, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version