Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit që ka pësuar ditën e mërkurë.
Tolaj ka falënderuar qytetarët për interesimin e shprehur pas aksidentit, transmeton Telegrafi.
“Të nderuar miq, kolegë, e familjar. Duke pas parasysh se nga raportimet e mediave lidhur me një aksident që kemi pësuar mbrëmë, shumë nga ju jeni shqetësuar, u’a bëj me dije se falë Zotit unë jam mirë me shëndet dhe pa ndonjë pasojë. Ndaj si rrjedhojë do të jem në nivel të angazhimeve të përditshme. Ju falënderoj për interesimin”, ka shkruar Tolaj në Facebook.
Ndryshe, në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Deçan janë përfshirë dy vetura, ku kanë pësuar lëndime tetë persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10. /Telegrafi/