Site icon Telegrafi

Tolaj dërgohet në QKUK për tretman mjekësor, shoqërohen në polici dy persona

Policia e Kosovës ka konfirmuar sulmin ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Policia bën të ditur se rreth orës 14:00, policia  ka marrë informacionin se në rrugën “Rexhep Luci”  në Prishtinë, një person është sulmuar nga  persona të dyshuar.

Lexo po ashtu Sulmohet Ilir Tolaj (Foto/Video)

Mësohet se viktima është Ilir Tolaj, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Gjithashtu ka shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve në koordinim me prokurorin e shtetit po kryhen veprimet e fazës fillestare hetimore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version