Kasti i aktorëve të “La Casa de Papel (Money Heist)”, zakonisht shihen me kostume të kuqe së bashku me maskën ikonike të fytyrës së hajdutit Salvador Dali.
Por mbrëmjen e së martës, yjet e serialit hit të Netflixit nuk u njohën gjatë një parakalimi në tapetin e kuq të premierës së episodeve të fundit të serialit spanjoll, shkruan DailyMail.
Kryesuesja e magjepsjes në këtë event ishte aktorja Ursula Corbero e cila mahniti me pamjen e saj elegante në tapetin e kuq në arenën ‘Palacio Vistalegre’ në Madrid.
Drama spanjolle me oktan të lartë, e njohur ndryshe si “La Casa de Papel”, rikthehet për një vëllim të fundit prej pesë episodesh. Ende e mbërthyer brenda bankës, a do të dalë e gjallë e gjithë banda, jo më pak pasi ata gjithashtu kanë një revoltë pengjesh me të cilën duhet të merren.
Seriali televiziv i krijuar nga regjisori Alex Pina ishte seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze kur u publikua në Netflix.
Ursula, e cila luan rolin e Tokios në serialin e mbushur me adrenalinë, mahniti me dukjen e saj në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi, me disa të çara të guximshme që vinin në pah kofshët e saj.
Bukuroshja brune i kishte stiluar flokët e saj në një model topuz, ndërsa për aksesorë kishte zgjedhur disa vathë që bien në sy.
Aktorja është një nga protagonistet kryesore të serialit të Netflixit, si dhe narratore e historisë.
Vëllimi i dytë i sezonit të pestë do të ketë premierë globalisht në gjigantin Netflix më 3 dhjetor.
Ky do të shënojë përfundimin e serialit, i cili u transmetua për herë të parë në vitin 2017. /Telegrafi/