Site icon Telegrafi

Tokio: 65 vjeçari vrapoi 51 maratone me radhë

Akinori Kusuda e vrapoi distancën prej 42.2 km për të 51-tën ditë me radhë, përpara se sot të vraponte në Maratonën e Tokios, raporton gazeta Mainichi Shimbun.

Kusuda synon ta rrëzojë rekordin e vrapuesit 48 vjeçar italian, i cili vitin e kaluar i kompletoi 51 maratone të njëpasnjëshme.

"Ndjehem shumë i lumtur. E kuptova se njeriu mund të bëjë gjëra të mëdha", citohet të ketë thënë Kusuda.

Agjencia e lajmeve Kyodo njoftoi se Kusuda dhe mbështetësit e tij tash planifikojnë të aplikojnë për Librin e Rekordeve të Guinessit. /REL/

Exit mobile version