Site icon Telegrafi

Toki i gatshëm për ndeshjen me Partizanin

Kjo përballje vjen në vazhdën e bashkëpunimit të madh që tashmë kanë dy skuadrat nga kryeqyteti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Lajmi për këtë përballje e cila zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin e Prishtinës është konfirmuar nga të dyja palët edhe nga ajo e Partizanit edhe nga Prishtina, madje këta të fundit dje kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp në të cilën kanë shpalosur përgatitjet që do të bëhen para kësaj ndeshje.

“Kjo ndeshje është një vazhdimësi e bashkëpunimit ndërmjet skuadrës sonë dhe Partizanit të Tiranës. Kjo është ndeshja e parë që do ta luajmë ndaj tyre dhe po shpresoj se shumë shpejt do ta zhvillojmë edhe ndeshjen e kthimit në Tiranë”, tha trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, për Zërin, i cili më pas foli edhe për ndeshjen sipas të cilit do të jetë një provë e mirë për skuadrën e tij.

“Do t’i sprovojmë forcat me një skuadër të rangut të Superiores së Shqipërisë dhe do të jetë një rast i mirë për ne që t’i shohim edhe ish-futbollistët tanë se sa kanë arritur të komponohen në këtë ekip”, tha “Toki” për Zërin, duke aluduar në Behar Maliqin, Besnik Krasniqin e Labinot Ibrahimin të cilët këtë verë nga Prishtina iu bashkuan Partizanit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version